
Në rrethana lufte me Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin po kandidon për një mandat të pestë në detyrë. Njerëzit në 11 zonat kohore të Rusisë kanë votuar për më shumë se dy ditë dhe qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00 me orën lokale të së dielës.
Sipas mediave të huaja thuhet se gjithashtu po votohet edhe në “rajonet e reja” të Rusisë – pjesët e pushtuara të Ukrainës tani të kontrolluara nga Rusia – ndërsa lufta kundër fqinjit të saj vazhdon në vitin e tretë.Votimi po zhvillohet edhe në Krime, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014.
Por, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka bërë thirrje për një protestë ditën e zgjedhjeve kundër presidentit Vladimir Putin.
E quajtur “Mesditë kundër Putinit”, protesta të krijojnë radhë të gjata në qendrat e votimit në mesditë të sotme, një ide e paraqitur nga Navalny dy javë para vdekjes së tij.
Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022 dhe që atëherë ka qenë në luftë me Ukrainën.
Edhe pse emri i Putinit nuk është i vetmi në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale, nuk ka shumë dyshime për fituesin.