Kryebashkiakja më e re e Cuauhtemoc në Mexico, Sandra Cuevas ka thënë se do të ketë një fushatë të ashpër kundër krimit të organizuar.

Ajo paralajmëroi edhe kartelet e drogës, duke theksuar se kohës së tyre po i vjen fundi. “Ne do të konfrontohemi me krimin e organizuar, në mënyrë që ai të largohet nga Cuauhtémoc. Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të realizohet,” tha Cuevas.

Si pjesë e luftës së saj, Cuevas prezantoi planet e kullave të reja të kontrollit të kamerave të sigurisë, për mbrojtjen e rreth 550,000 banorëve të zonës dhe rreth 6 milionë vizitorëve të përditshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shtoi se kartelet e drogës që do të goditen janë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe grupi i militarizuar CJNG.