El Chapo dhe lordët e drogës, si i fuste në “kurth” FBI dhe DEA amerikane kartelet rivalë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
El Chapo dhe lordët e drogës, si i fuste në “kurth” FBI dhe DEA amerikane kartelet rivalë

I konsideruar si mbreti i drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman kishte një grup armësh të frikshme, duke përfshirë një kallashnikov AK-47 të veshur me ar dhe një pistoletë me diamant të gdhendur me inicialet e tij.

Por arma e tij e fundit ishte zbatimi i ligjit amerikan, sipas pretendimeve të reja.

Një gazetare meksikane ka thënë se drejtuesit e “Sinaloa Cartel” fshehurazi i dhanë informacione për rivalët e tyre tek DEA amerikane dhe FBI.

Sipas Anabel Hernandez, FBI dhe agjencia amerikane kundër drogës, DEA, u takuan me El Chapo dhe shefin aktual të kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zambada, për të marrë disa herë informacione nga ata në lidhje me bandat e tyre rivale.

Advertisement

FBI aktualisht ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e El Mayo.

Hernandez tha në një televizion meksikan, se djali i Zambada Vicente Zambada Niebla, me emrin ‘El Vicentillo’, i dha asaj këtë informacion.

Zambada Niebla aktualisht po vuan dënimin me 15 vjet burg në Shtetet e Bashkuara për trafik droge, pasi u arrestua në Meksikë në 2009.

Hernandez tha: “Ismael ‘El Mayo’ Zambada, bosi i vërtetë i bandave meksikane dhe partneri i tij dhe krahu i djathtë Joaquin Guzman dhe Vicente Zambada Niebla ishin informatorë për DEA“.

Advertisement

Ajo shtoi: “Ata patën takime me DEA dhe ata u dhanë atyre informacion për armiqtë e tyre. Sa më pak konkurrentë të kishin, aq më shumë rriteshin“, citon “Star“.

Sipas Hernandez, DEA dhe FBI gjithashtu patën takime me anëtarët e bandave rivale të kartelit Sinaloa përfshirë Edgar Valdez Villareal, me emrin ‘La Barbie’, anëtar i kartelit Beltran Leyva i cili u arrestua në Meksikë në 2010 dhe u dënua me 49 vite burg në Shtetet e Bashkuara për trafik droge.

Karteli i Beltran Leyva ishte një degë e Kartelit Sinaloa të kryesuar nga pesë vëllezërit Beltran Leyva, të cilët më vonë u bënë rival i bandës së El Chapo.

Gazetarja shtoi: “DEA gjithashtu mori informacione prej tyre (Valdez Villareal dhe karteli Beltran Leyva).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy