Gjestet emocionuese për Christian Eriksen këtë të shtunë nuk kanë të sosur.

 

Pasi mesfushori danez pësoi atak kardiak në mes të ndeshjes, sulmuesi belg, Romelu Lukaku i dedikoi golin e parë që shënoi në këtë Europian.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë sfidës Belgjikë-Rusi, Lukaku kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 10.

 

Menjëherë pas golit, ai doli para kameras dhe tha: “Chris, të dua!”. Ky gjest u duartrokit nga të gjithë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";