Dënohen Ibrahimoviç dhe Lukaku pas sherrit në derbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënohen Ibrahimoviç dhe Lukaku pas sherrit në derbi

Ibrahimovic dhe Lukaku dënohen me një ndeshje pezullim nga kupa e Italisë. Ky është vendimi i gjykatës sportive në Itali, e cila mesditën e kësaj të premte publikoi dhe dënimin për dy futbollistët.

 

Përplasja verbale mes Ibrahimovc dhe Lukakut, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kupës së iItalisë, mori jehonë në gjithë mediat europiane ndërsa të gjithë prisnin verdiktin final.

 

Advertisement

Sulmuesit patën një konflikt të ashpër mes tyre, ku nuk munguan as fjalët fyese. Vendimi i gjykatësit sportiv u bazua  në atë që gjyqtari Paolo Valeri ka shkruar  në raportin e tij.

 

Futbollistët janë të skualifikuar për në ndeshjen e radhës  pasi suedezi mori karton të kuq, ndërsa belgu  plotësoi  numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur kështu dhe  gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy