Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i tij mund të miratojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse vendet evropiane i “hapin rrugën” anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

 

Zoti Erdogan, i bëri komentet në Ankara të hënën përpara se të nisej për në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius, të Lituanisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret pas dyerve të Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian. Ua drejtoj këtë thirrje vendeve që e kanë lënë Turqinë të presë para portave të Bashkimit Evropian për më shumë se 50 vjet”, tha zoti Erdogan.

 

“Hapni rrugën për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Kur të hapni rrugën për Turqinë, ne do t’i hapim rrugën Suedisë siç bëmë për Finlandën”, shtoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Turqia është kandidate për t’u anëtarësuar në BE, por procesi i anëtarësimit ka ngecur për shkak të hapave mbrapa të Ankarasë në standardet demokratike dhe mosmarrëveshjeve me Qipron, anëtare e BE-së.

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se ekziston ende mundësia që Suedia t’i bashkohen aleancës në takimin e kësaj jave, pavarësisht hezitimit të vazhdueshëm të Turqisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur në lidhje me komentet e presidentit Erdogan zoti Stoltenberg tha se megjithëse e mbështet anëtarësimin e Ankarasë në Bashkimin Evropian, në vlerësimin e tij, Suedia i kishte plotësuar tashmë kushtet e e nevojshme për anëtarësim në aleancë.

 

Më herët të hënën, edhe ministri i jashtëm suedez, Tobias Billström shprehu optimizëm se Turqia do të hiqte dorë nga kundërshtimet ndaj anëtarësimit të vendit të tij në NATO, duke thënë se pranimi i vendit nordik është çështje kohe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson pritej të takoheshin më vonë të hënën në Vilnius përpara takimit dy-ditor të NATO-s./VOA/