Bëni Like Struga.info në Facebook


Erdogan: Nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan: Nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm.

 

“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për [anëtarësim] në NATO”, tha Erdogan në përgjigjen e tij të parë zyrtare pasi ndodhi ky incident, ku në protestën e së shtunës në kryeqytetin suedez u dogj Kurani – libri i shenjtë i myslimanëve.

 

Advertisement

Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në Stokholm.

 

Erdogan tha se djegia e Kuranit ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët. Ai kritikoi gjithashtu autoritetet suedeze për lejimin e zhvillimit të protestës para Ambasadës turke.

 

Advertisement

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.

 

Por, Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që ajo i akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

 

Advertisement

Turqia argumenton se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket shtypjes së grupeve kurde, që Ankaraja i sheh si “terroristë”./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy