NATO: Erdogan vazhdon të pengojë pranimin e Suedisë dhe të Finlandës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO: Erdogan vazhdon të pengojë pranimin e Suedisë dhe të Finlandës

Turqia do ta pranojë zyrtarisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO vetëm pasi të dy vendet të kenë ndërmarrë “hapat e nevojshëm” për këtë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e bëri të qartë qëndrimin e Ankarasë në një takim jozyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Stamboll. Varësisht se si do të veprojnë Finlanda dhe Suedia, procesi i miratimit do të jetë më i shpejtë ose më i ngadalshëm, shpjegoi Erdogan.

 

 

Advertisement

 

 

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet nga 30 vendet anëtare të aleancës, që nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e Suedisë dhe të Finlandës. Për zgjerimin duhet të bien dakord të gjithë anëtarët e NATO-s.

 

Advertisement

Suedia dhe Finlanda i kanë zbatuar premtimet

 

Stoltenberg tha pas takimit me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, se ka ardhur koha për të “përshëndetur Finlandën dhe Suedinë si anëtare të plota të NATO-s”.

 

Advertisement
Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda i kanë zbatuar premtimet

 

 

Të dy vendet kanë zbatuar premtimet e dhëna në marrëveshjen e qershorit. Pranimi i tyre është gjithashtu i rëndësishëm për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë, tha Stoltenberg duke ju referuar luftës agresore në Ukrainë.

Advertisement

 

Kryeministri i ri suedez Ulf Kristersson pritet të zhvillojë të martën e ardhshme bisedime me Erdoganin në Ankara. Qeveria në Stokholm shpreson se Turqia do ta japë miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara këtij takimi./dw

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy