Turqia dhe Greqia kanë mbërritur në pikën më të nxehte të konfliktit në Mesdheun Lindor, pasi thirrjet për dialog kanë shkuar në vesh të shurdhër.Anija turke e kerkimit Oruc Reis, e shoqëruar nga 5 anije ushtarake ka nisur eksplorimin për gaz dhe naftë në zonën e diskutuar detare mes Greqisë dhe Qipros.

Zyrtarët turq deklaruan se aktivitetet pranë ishullit të Kastellorizo ​​do të vazhdojnë, bazuar në marrëveshjen e kufirit detar Turqi-Libi, për të cilën Athina thotë se është e pavlefshme. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërkuar mbledhje urgjente të këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Europian dhe i bëri thirrje Ankarasë të terhiqet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NIKOS DENDIAS MINISTER I JASHTEM, GREQI

“Pas takimit me Kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis, kërkova thirrjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE, me arsyen e provokimit në rritje nga ana e Turqisë. Kërkesa vjen në një kohë kur ekziston një kërcënim i qartë turk për paqen dhe sigurinë në Mesdheun lindor, Greqi dhe Qipro. Megjithë përkushtimin e vendit tonë për dialog mbi bazën e rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Ligjit të Detit, Turqia po vërteton se kërkon luftë dhe këmbëngul në politikën e daj përcarëase dhe imponuese. Por ne nuk do ta lejojmë këtë, do të mbrojmë të drejtat tona sovrane.”

Anijet luftarake greke janë dërguar në zonë, dhe po monitorojnë aktivitetet e anijes turke ndërsa ushtria është në gatishmëri. Sipas raportimeve, ka patur edhe 45 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare Greke mbi Egje nga Forcat Ajrore Turke.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Greqia dhe Turqia kanë qenë në prag lufte tre herë, që nga mesi i viteve 1970.

The post Erë lufte në Mesdheun Lindor/ Turqit nuk tërhiqen nga kërkimi i naftës, alarmohet Athina appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";