Tensionet në Mesdheun Lindor/ Shtyhen negociatat mes Greqisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Mesdheun Lindor/ Shtyhen negociatat mes Greqisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s

Shtyhen negociatat midis zyrtarëve turq dhe grekë në selinë e NATO-s me qëllim shmangien e konflikteve dhe tensioneve në Mesdheun Lindor.

Ishte planifikuar që delegacionet ushtarake të dy vendeve të uleshin në tryezë të martën, por raportohet se takimi u shty për të enjten.

Greqia kërkon largimin e anijeve turke nga ujërat e diskutueshme dhe se prania e atyre anijeve çon në përshkallëzim të situatës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi pak ditë më parë se Athina dhe Ankaraja kanë rënë dakord për të biseduar.

Advertisement

Tensionet në Mesdheun Lindor/ Shtyhen negociatat mes Greqisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy