FBI ka ndërmarrë një operacion në shtëpinë e një oligarku rus në Uashington DC. Një hetim federal ka bërë që federalët të kontrollojnë banesën e Oleg Deripaska, aleat i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i FBI-së nuk dha detaje të tjera për këtë operacion, por një burim i CNN theksoi se hetimi ndaj oligarkut ka disa kohë që ka nisur.

Deripaska është dënuar në vitin 2018 nga autoritetet amerikane për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Gjithashtu është hetuar edhe për pastrim parash dhe është akuzuar për kërcënim të biznesmenëve të tjerë dhe pjesëmarrje në shantazh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";