Kushtet e vështira të motit kanë shkakatuar një gjendje kaosi në Spanjë. Më shumë se gjysma e rajoneve në të gjithë vendin gjenden nën alarmin e kuq të gatishmërisë pasi stuhia Filomena ka sjellë reshje të dendura dëbore.

Dy persona kanë humbur jetën. Një grua është bllokuar në makinën e saj të përmbyur dhe një i pastrehë ka ndërruar jetë në rrugë.

Në Madrid, një nga zonat më të prekura, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm. Aeroportet janë mbyllur po ashtu edhe pjesa më e madhe e infrasturukturës rrugore.

Një numër i konsiderueshëm automjetesh kanë mbetur të bllokuara në autostrada. Në disa zona është dashur ndërhyrja e ushtrisë për të zhbllokuar shoferët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Shërbimit Meteorologjik, kjo stuhi është më e keqja që nga viti 1971 dhe pritet të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe gjatë fundjavës.