Disa viktima nga Uragani “Ida” në New York/ Stuhia godet edhe Spanjën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa viktima nga Uragani “Ida” në New York/ Stuhia godet edhe Spanjën

Të paktën 10 persona, mes tyre edhe një fëmijë 2-vjeçar, kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë përfshirë shtetet verilindore amerikane. Uragani “IDA” i kategorisë së katërt, është shoqëruar me reshje rekord dhe tornado.

Dhjetëra njerëz u bllokuan në bodrumet e përmbytura të shtëpive të tyre, ndërsa makina dhe banesa kanë shkuar me rrjedhën e vërshimeve. Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Shërbimi Kombëtar i Motit deklaroi një emergjencë përmbytjeje dhe bëri të ditur regjistrimin e 8 cm shi në Parkun Qendror të Nju Jorkut në vetëm një orë. Pothuajse të gjitha linjat e metrosë janë mbyllur dhe fluturimet po ashtu janë pezulluar.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, një pjesë e konsiderueshme rrugësh janë bllokuar dhe janë shkatërruar plotësisht dhjetëra ndërtesa.

Advertisement

Edhe Spanja është goditur nga stuhi të forta që kanë shkaktuar përmbytje katastrofike. Qyteti bregdetar i Alsanar në rajonin verilindor të Katalonjës ka pësuar dëme katastrofike. Rrugët jane shndërruar në përrenj, me një rrjedhë të fuqishme uji që shtynte makina, mobilje dhe pemë drejt vijës bregdetare.

Personeli i urgjencës ka shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në automjete, shtëpi dhe objekte kampe në zone.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy