Finalja në “Wembley” garanton një mbrëmje  spektakolare, me dy gjigandet e Europës Itali –Angli, që kanë më shumë se gjysmë shekulli që presin trofeun në shtëpi. Kombëtarja e “3 luanëve” e shijon luksin e të qenit në një finale të kampiontit europian për herë të parë pas plot 55 vitesh ndërsa Italia do Europianin e dytë pas atij të fituar në shtëpi në vitin 1968.

 

Nëse i referohemi statistikave, dy kombëtaret numërojnë 27 ndeshje mes tyre. Të kaltrit e Mancinit kanë një avantazh të lehtë me 10 fitore ndërsa skuadra e Sauthgejt numëron 8 triumfe dhe 9 takime janë mbyllur në barazim . Dueli I fundit që i ka përplasur këto dy ekipe daton tri vite më pare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mars të vitit 2018 , një miqësore e luajtur sërish në stadiumin “Wembley” përfundoi ne barazim 1-1.

 

Nga ajo kohë, gjërat nuk janë më të njëjta aq më tepër që rëndësia që merr një ndeshje finale e kampiontit europian është shumë herë më e lartë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Statistikat që dy skuadrat kanë në ndeshjet e kampionatit  Europian, flasin vetëm për dy triumfe të Italisë përkatësisht  në grupet e vitit të largët 1980,  e mbyllur me fitoren minimale 1-0 dhe në euro2012”,  ku Italia u kualifikua në gjysmëfinale vetëm pas fitores me penallti

 

Megjithatë futbolli ka treguar se gjithçka mund të ndodh e aq më tepër kur kemi të bëjmë me dy kombëtare gjigante si Italia dhe Anglia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Finalja do të luhet të dielën në orën 21:00 në stadiumin e Wembley-t , në Londër.