Italia qëndron në “Wembley”/ Kualifikim drithërues i “Azzurrëve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia qëndron në “Wembley”/ Kualifikim drithërues i “Azzurrëve”

Italia është në finalen e Euro 2020. Skuadra e Mançinit ia doli të fitonte përballë Spanjës, në një ndeshje sfilitëse.

 

Fati i takimit u vendos nga penalltitë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

 

Advertisement

Italia ishte e para që “çoi në peshë” zemrat e tifozëve kur në minutën e 60 Kieza zhbllokoi sfidën.

 

Por 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Morata barazoi për spanjollët, duke e çuar kështu gjysmëfinalen e parë të Euro 2020 drejt minutave shtesë.

 

Advertisement

As 30 minuta të tjera lojë nuk mjaftuan për të gjetur finalistin e parë të 11 korrikut, ndërsa kur erdhi puna te pika e bardhë e 11-metërshit, “Azzurrët” nuk zhgënjyen.

 

Lokateli ishte i pari që gaboi për Italinë, ndërkohë që Olmo dhe Morata nuk arritën të realizonin për iberikët.

 

Advertisement

Të kaltrit qëndrojnë kështu në “Wembley Stadium”, ku edhe u luajt takimi i sotëm, për të pritur kundërshtarin në finale që do të dalë nga përballja e nesërme Angli-Danimarkë.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy