Reaktori bërthamor i gjeneratës së re, Olkiluoto 3 – më i madhi në Evropë – është funksionalizuar tërësisht të dielën në Finlandë, disa orë pasi Gjermania i ka dhënë fund epokës së reaktorëve bërthamorë.

 

Olkiluoto 3, që tani prodhon rreth 14 për qind të elektricitetit të shtetit, pritet të punojë për “të paktën 60 vjetët e ardhshëm”, sipas operatorit të reaktorit, TVO.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet kanë bërë presion që reaktori të vihej në funksion prej dhjetorit, mirëpo funksionalizimi është shtyrë disa herë në fazat testuese.

 

Reaktori është ndërtuar nga koncorsiumi Areva-Siemens, në drejtim të francezëve, ndërsa punimet për të kanë nisur më 2005.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Faza e testimit është kompletuar dhe prodhimi i rregullt i elektricitetit ka nisur sot”, ka thënë TVO.

 

Operatori TVO e ka konsideruar reaktorin Olkiluoto 3 si “aktin më të madh klimatik të Finlandës”, i cili do të shpejtojë rrugën drejt krijimit të një shoqërie neutrale në karbon./REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";