Rusia sulmon termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulmon termocentralin më të madh bërthamor në Evropë

Në orët e para të 4 marsit, zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë.

 

Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore. Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

 

Advertisement

Kuleba bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të sulmit rus për t’iu lënë zjarrfikëseve hapësirë për të shuar zjarrin. Pas raportimeve për zjarr në këtë termocentral bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se është në kontakt me autoritetet ukrainase.

 

Kjo agjenci ka shkruar në një postim në Twitter se “është në dijeni të raportimeve për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia” dhe se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.

 

Advertisement

Pas publikimit të lajmit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po ashtu ka telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke monitoruar situatën pas shpërthimit të zjarrit në këtë termocentral bërthamor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy