Në SHBA, policia njoftoi të dielën se në qytetin Mineapolis një person humbi jetën dhe 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat. Fotografitë dhe videot live të postuara në Facebook tregojnë viktimat të shtrirë në tokë dhe njerëzit duke i ndihmuar. Duken gjithashtu ndërtesa me xhama të thyera.

Motivi i ngjarjes është i panjohur dhe askush nuk është arrestuar. Më parë, policia njoftonte në Twitter: “10 persona në spitalet e zonës që kanë marrë plagë nga armë zjarri. Të gjithë janë gjallë me shkallë të ndryshme lëndimesh.”

Njerëzve iu kërkua të shmangin zonën e qytetit ku ndodhi ngjarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mineapolis ka qenë në vemendje të mediave kohët e fundit sepse është qyteti ku humbi jetën afrikano-amerikani George Floyd, pas incidentit në të cilin një polic i bardhë i mbajti gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta.

Qyteti shpërtheu në demonstrata dhe protesta të dhunshme duke i dhënë shkas demonstrimeve kundër racizmit në të gjithë botën. /VOA

** SHOOT UPDATE **
12 people have suffered gunshot wounds in an incident on 2900 block of Hennepin S. 1 adult male died and 11 have no -life-threatening wounds

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

— Minneapolis Police (@MinneapolisPD) June 21, 2020