Teatri Kombëtar, në mënyrë ironike është prishur më 17 maj, 3 vite pas marrëveshjes së famshme Rama-Basha.

Pati nga ata, që e panë këtë si një gjë të menduar mirë nga Edi Rama.

Madje, pati edhe aludime se Lulzim Basha i tradhtoi protestuesit, duke e lënë vetëm Monika Kryemadhin, ndërsa shëmbej Teatri Kombëtar.

Kjo, duke qenë se edhe pse e dinte se Teatri do të shëmbej mëngjesin e djeshëm, jo vetëm që nuk ishte prezent vetë, ashtu siç kishte premtuar, por nuk kishte asnjë përfaqësues të PD-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata u shfaqën para Teatrit, vetëm pas shëmbjes së tij, duke ngritur pikëpyetje pse nuk u ndodh askush nga PD-ja në momentet e shëmbjes.

Ndaj dhe në rrjet, më shumë se me Ramën e Veliajn, duket se inatin e kanë me Lulzim Bashën.

Që dhe këtë 17 maj, duket se i tradhtoi ata që besuan tek ai.

(TemA)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";