Presim të gjithë që dëbora të jetë e bardhë, dhe që tërësisht e bardhë të jetë edhe sipërfaqja e Antarktidës, por diçka po ndryshon, duke shqetësuar komunitetin shkencor që banon në atë kontinent ende misterioz dhe i akullt.

Pjesë e brigjeve kanë marrë një tonalitet të gjelbër, që i jep peizazhit një pamje jashtëtokësore.

Arsyeja gjithsesi është shqetësuese. Ngjyra e veçantë varet nga disa alga, që kanë filluar të rriten gjithmonë e më shumë në ato zona dikur totalisht të pabanueshme.

Një ekip i universitetit të Cambridge ka krijuar një hartë në bazë të vëzhgimeve satelitore që mundëson një parashikim mbi rritjen e këtij fenomeni. Normalisht, ndryshimet klimatike janë shkaku kryesor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Algat rriten aty ku ka temperaturë më të lartë, pak poshtë zeros”, shpjegon Andrew Gray, që kryeson ekipin studimor.