Një edukatore kopshti 59 vjeçe në Monza të Italisë është pezulluar nga detyra për një vit, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë duke dhunuar vogëlushet.

Në pamjet e publikuara, shihet se si mësuesja dhunon 17 fëmijët e grupit, të moshës mes 3 dhe 5 vjeç. Sipas raportimeve njëri prej tyre, ishte fëmijë me aftësi të kufizuara.

E gjitha nisi nga një denoncim i nënës së njërës nga fëmijëve. Më pas policia instaloi në godinë, kamera dhe mikrofona, për të parë të gjithë sjelljen e mësuesve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të pres duart, të heq kokën, bishë, patë”, ishin disa nga fjalët e përdorur nga mësuesja. Institucioni ka vendosur të pezullojë prej 1 vit mësuesen, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet para gjykatës për të dhënë versionin e saj për ngjarjen.