Talebanët e rinj braktisën pamjen e lënë pas dore të paraardhësve të tyre dhe iu kthyen veshjeve të shtrenjta.

Gjatë sundimit të tyre nga 1996 deri në 2001, talebanët ishin të njohur për veshjet e tyremodeste, tradicionale me mjekër të gjatë të rritur me kujdes. Por luftëtarët e sotëm, të cilët me shaka i quajnë ‘talebanët 2.0’, kujdesen shumë më tepër për pamjen e tyre.

Ndërsa luftojnë kundër ndikimit perëndimor dhe nuk i lejojnë gratë të dalin nga shtëpia, e lëre të vishen me rroba firmato, ata zgjedhin rroba për veten e tyre që nuk janë asgjë tjetër veçse modeste, shkruan Daily Mail.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fotografitë nga Kabuli tregojnë se shumë prej tyre mbajnë syze dielli, veshje firmato, dhe disa madje janë rruar plotësisht. Atyre u pëlqen të pozojnë në pikat e kontrollit ose në rrugët e Kabulit.