Filipçe: OBSH dhuroi maska, syze, rroba mbrojtëse dhe doreza për Klinikën Infektive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Mirënjohje për Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila në kuadër të Fondit të solidaritetit, dhuroi pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë të Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile”.

Këtë e ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në lidhje me ndihmën e fundit për shtetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dërgesa përmban 293.700 copë pajisje për mbrojtje personale, gjegjësisht 65.000 maska mjekësore, 122.000 N95 maska mbrojtëse, 5.200 syze, 10.500 rroba mbrojtëse dhe 91.000 doreza ndërsa vlera e donacionit është 305.000 dollarë amerikanë”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

Filipçe: OBSH dhuroi maska, syze, rroba mbrojtëse dhe doreza për Klinikën Infektive shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy