Stefanoviq: Në Klinikën Infektive nuk ka pacient në respirator

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq, tha se për momentin nuk ka asnjë pacient në respirator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryesisht pacientët kanë ardhur me probleme të rënda klinike, të referuara nga reparte të tjera ose të sjellur nga ambulanca. Tani kemi pacientë që nuk kanë simptoma serioze dhe që nuk kanë nevojë të shtrohen në spital, dhe kjo është mirë. Kështu që njerëzit kanë filluar ta marrin seriozisht situatën”, tha Stevanoviq për “Telma”.

Drejtoresha, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Sëmundje Infektive, beson se udhëheqësit tanë fetarë kanë dështuar në raport me ata në mbarë botën, për sa i përket thirrjeve që besimtarët të jenë të bashkuar dhe të respektojnë masat./Telegrafi/

Stefanoviq: Në Klinikën Infektive nuk ka pacient në respirator shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy