Një person i armatosur qëlloi për vdekje tre oficerë policie në Francë. Policët u njoftuan për një rast dhune në familje. Një grua ishte ngjitur në çatinë e shtëpisë së saj për t’i shpëtuar dhunës dhe efektivët shkuan për ta shpëtuar.

 

Por një person i armatosur, 48 vjeç, vrau policin që u afrua dhe plagosi një tjetër. Ai i vuri flakën shtëpisë dhe më pas vrau edhe dy oficerët e tjerë që mbërritën në vendngjarje. Autori i dyshuar u gjet i vdekur, ndërsa gruaja u shpëtua.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri i Francës, Jean Castex reagoi dhe e cilësoi ngjarjen të rëndë. Ai tha se kjo tragjedi ka prekur të gjithë vendin dhe shprehu ngushëllime për familjarët e policëve të vrarë.