Ngjarje e rëndë në Gostivar, një person vret bashkëshorten e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë sot ka raportuar për një rast të rëndë në Gostivar.

Një burrë 65-vjeçar e ka therë me thikë dhe më pas edhe me sëpatë bashkëshorten e tij 60-vjeçare.

Rastin në polici e ka denoncuar djali i tyre.

“Sot (10 shtator) në orën 6:50, V.I. (33) nga Gostivari në SPB Tetovë, ka raportuar se e ka gjetë nënën e tij J.I. (60) të vdekur në dhomë në shtëpinë së tyre në rrugën ‘Banjeshnica-1′. Si i dyshuar se e ka kryer vrasjen është personi B.I. (67) bashkëshorti i të ndjerës J.I njëherit babai i denoncuesit, i cili i ka shkaktuar lëndime fatale në kokë dhe trup me mjet të mprehtë”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Më tej shtohet se Prokuroria Publik dhe ekipi i SPB Tetovë kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe marrin masa për zbardhjen e rastit.

I dyshuari për vrasjen është në arrati.

Ngjarje e rëndë në Gostivar, një person vret bashkëshorten e tij shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy