Tetovë, një person gëlltit marihuanën që të mos kapet nga policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tetovës kumtoi se dje rreth orës 20:20 në rrugën “107” në Tetovë, policët privuan nga liria një banor të Sedllarcë së Poshtme, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë.

Siç thonë nga policia, para privimit nga liria, personi ka arritur të përpijë një qese me marihuanë.

Dy orë më vonë janë arrestuar edhe dy persona për kokainë.

“Në orën 22:40, në një objekt hotelierik në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë i privuan nga liria M.T.(46) nga Tetova dhe 38-vjeçarin I.M. nga Kumanova, tek i cili u gjet heroinë, përderisa në nyjen sanitare të objektit u gjetën mbetje të kokainës”, thonë nga SPB Tetovë.

Advertisement

Që të dy u mbajtën në Stacionin policor në Tetovë për ndriçimin dhe dokumentimin e rastit, pas çka do t’iu përgatiten kundërvajtje adekuate.

Tetovë, një person gëlltit marihuanën që të mos kapet nga policia shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy