Aksident në rrugën Tetovë-Gostivar, lëndohet një motoçiklist

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje në orën 13:25 u raportua se në rrugën lokale që çon nga autostrada Tetovë – Gostivar drejt fshatit Vrapçisht, rajoni i Gostivarit, ka ndodhur një aksident në komunikacion midis një kamioni “Duff”, me targa të Kratovës, drejtuar nga D.F. (23 ) nga Kratova dhe një motor “Tomos”, pa targa, i drejtuar nga N.U. (66) nga fshati Vrapçisht.

Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Vendi i aksidentit është inspektuar nga një ekip inspektimi nga Stacioni Policor Gostivar./Telegrafi/

Aksident në rrugën Tetovë-Gostivar, lëndohet një motoçiklist shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy