Macron këmbënguli në dëshirën e tij për të mbajtur të hapur dialogun me Rusinë për të mbrojtur termocentralet bërthamore dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve.

Nga mbledhja e sigurisë kombëtare presidenti francez akuzoi homologun rus Putin për cinizëm moral dhe politik teksa u ofroi korridore humanitare banorëve të disa qyteteve në Ukrainë për t’i sjellë ata në Rusi, tha Macron në mënyrë ironike. Ajo që duhet, tha Macron, nuk janë thjesht korridoret humanitare, qasja ndaj të cilëve ndryshohet menjëherë. Macron këmbënguli në rëndësinë e kanaleve diplomatike dhe ndihmës humanitare për të mbështetur Ukrainën.

I shqetësuar për një fatkeqësi të mundshme me energjinë bërthamore civile në Ukraine, Macron këmbënguli në dëshirën e tij për të mbajtur të hapur dialogun me Rusinë për të “mbrojtur termocentralet” dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve.

Ai tha se dëshiron që të ndalej kjo luftë pa e përfshirë Francën në të. “Ne mbështesim Ukrainën me të gjitha mjetet, ne dënojmë Rusinë me të gjitha mjetet, por Franca nuk është në luftë kundër Rusisë theksoi presidenti. Kanë të drejtë bashkëqytetarët tanë që shqetësohen: lufta po kthehet në Europë”, deklaroi Macron, por ai saktësoi se Franca nuk është në luftë me Rusinë ndërsa shqetësimi i francezëve duhet të përkthehet në veprim, jo ​​në vuajtje. Rusia ka kërkuar mbrojtje te përfaqësitë e saj diplomatike në Francë, pasi u raportoi një “sulm” me një koktej Molotovi kundër një prej qendrave të saj kulturore në Paris.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Emmanuel Macron këmbënguli që Ukraina të mbështetej në veçanti nëpërmjet donacioneve dhe ndihmës humanitare. “Ne do të mobilizohemi për të mirëpritur ukrainasit që po ikin nga lufta”, siguroi kreu i shtetit francez. Macron ia paraqiti këto shqetësime edhe presidentit Biden, kancelarit Scholz dhe kryeministrit britanik Johnson në një bisedë online.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, me krizën në Ukrainë presidenti Joe Biden po përgatitet për një fatkeqësi që ai e konsideron të pashmangshme. Telefonata do të bëhet pas një nate tjetër të bombardimeve të rënda të Ukrainës nga Rusia dhe në sfondin e debateve mes perëndimorëve mbi hapat e ardhshëm që do të ndërmerren kundër Moskës.