Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani ka tejkaluar 100 mijë që nga fillimi i pandemisë. Kjo është bërë e ditur nga agjencia zyrtare e shëndetit publik.

Ekonomia më e madhe e Evropës po lufton me një valë të re të rasteve me koronavirus dhe ka regjistruar 351 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 100,119, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch.

Ndërsa infeksionet arritën një rekord të lartë dhe njësitë e kujdesit kritik mbushen, kriza shëndetësore po paraqet një sfidë të menjëhershme për qeverinë e re të koalicionit që do të marrë drejtimin nga kabineti i Angela Merkel.

Në Evropë, Gjermania është vendi i pestë që kalon këtë pikë, pas Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";