Një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë të bëhen prindër ose nuk planifikojnë të kenë fëmijë në të ardhmen.

Studimi i qendrës kërkimore “Pew Research” zbuloi se numri i të rriturve në vend që nuk duan të kenë fëmijë në të ardhmen është rritur me 7% për tre vite.

Anketa zbuloi se 56% e këtyre njerëzve thanë se nuk donin fëmijë, 19% përmendën problemet mjekësore, 17% financiare dhe 5% problemet klimatike dhe mjedisore si arsye.

Shkalla e lindjeve në SHBA ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga viti 2007. Ekspertët thonë se pandemia ka patur ndikimin e saj negativ.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";