Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për liderin e Hamasit, Yahya Sinwar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me sulmet e 7 tetorit të 2023 në Izrael dhe luftën që pasoi në Gaza, tha kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan për CNN.

Khan tha se Gjykata Penale Ndërkombëtare po kërkon gjithashtu urdhër për Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, si dhe dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit – Mohammed Diab Ibrahim al-Masri, udhëheqësi i Brigadave Al Qassem dhe i njohur më mirë si Mohammed Deif, dhe Ismail Haniyeh, Hamas, lider politik.

Urdhër arrestet  kundër politikanëve izraelitë shënojnë herën e parë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka vënë në shënjestër udhëheqësin më të lartë të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Ky zhvillim e vendos Netanyahun në radhën e e presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër arresti për luftën e Moskës kundër Ukrainës. Një panel gjyqtarësh do të shqyrtojë kërkesën e Khan për urdhër-arrest.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Khan tha se akuzat kundër Sinëar, Haniyeh dhe al-Masri përfshijnë “shfarosje, vrasje, marrje pengjesh, përdhunim dhe sulm seksual në paraburgim”.

Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë “shkaktim të shfarosjes, shkaktim të urisë si metodë lufte, duke përfshirë mohimin e furnizimeve me ndihma humanitare, duke synuar qëllimisht civilët në konflikt”, tha Khan Amanpour./vizionplus.tv/