Krime lufte/ Gjykata Ndërkombëtare Penale pritet të kërkojë urdhër-arreste për disa rusëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krime lufte/ Gjykata Ndërkombëtare Penale pritet të kërkojë urdhër-arreste për disa rusëve

Gjykata Ndërkombëtare Penale pritet të kërkojë urdhër arresti kundër rusëve që kanë kryer krime njerëzore gjatë agresionit në Ukrainë.

 

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale pritet t’i kërkojë paraprakisht një gjyqtari që të miratojë urdhërat kundër disa rusëve për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina në Rusi dhe synimin e infrastrukturës politike në Ukrainë.

 

Advertisement

Burimet që kanë bërë të ditur lajmin për mediat ndërkombëtare nuk kanë dhënë detaje lidhur me personat që pritet të arrestohen apo kohën e saktë se kur pritet të lëshohen urdhër-arrestet.

 

Nga ana tjetër zyra e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

 

Advertisement

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, nisi një hetim për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë një vit më parë.

 

Ai theksoi gjatë tre vizitave në Ukrainë se po shqyrtonte krimet e dyshuara kundër fëmijëve dhe shënjestrimin e infrastrukturës civile.

Ish-prokurorja e përgjithshme e Ukrainës i tha Reuters në qershor se ajo shpresonte që Gjykata Penale Ndërkombëtare të ndiqte penalisht rrëmbimet e fëmijëve si gjenocid.

Advertisement

Rusia ka mohuar se forcat e saj kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy