“Putin duhet të gjykohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Putin duhet të gjykohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konsideron “të rëndësishme që Putini të humbasë këtë luftë dhe të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij”.

 

Qendrimet ajo i mbajti pergjate një intervistë televizive për gjermanen “Bild”.

 

Advertisement

Sipas von der Leyen, është “e mundur” që Putini të gjykohet për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

 

Më tej Presidentja e KE, tha se ka shumë rëndësi që Ukraina të mbështetet uhstarakisht.

 

Advertisement

“Është absolutisht e nevojshme të mbështetet Ukraina ushtarakisht me të gjitha mjetet që i nevojiten. BE-ja po e lehtëson këtë proces me Mjetin Evropian të Paqes”.

 

Deklaratat ajo i bëri përmes një conference të organizuar me Volodymyr Zelensky nga Kievi.

 

Advertisement

“Ne kurrë nuk do të kompensojmë sakrificat tuaja, por do të jemi pranë jush për aq kohë sa të jetë e nevojshme, do të jemi miq përgjithmonë”, shtoi von der Leyen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy