Gjysma e popullsisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, është larguar që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kryebashkiaku Vitali Klitschko, ndërsa forcat ruse i afrohen qytetit gjithnjë e më shumë.

Klitschko, ish-kampion i boksit në peshën e rëndë, thotë: “Kiev është shndërruar në një kështjellë. Çdo rrugë, çdo ndërtesë, çdo pikë kontrolli është fortifikuar”.

Mendohet se forcat ruse se kanë çuar automjetet e tyre të blinduara deri në skajin veri-lindor të qytetit sot. Gjatë natës, pati luftime të ashpra për kontrollin e rrugës kryesore për në qytet, shkruan BBC.

Zyrtarët perëndimorë, ndërkohë, po paralajmërojnë për “lëvizje të paprecedentë të njerëzve” që po largohen nga Ukraina, duke thënë se numri i refugjatëve mund të arrijë katër milionë brenda ditëve në vijim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";