Klitschko: Ushtria ruse ka shkatërruar termocentralin e Kiev-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klitschko: Ushtria ruse ka shkatërruar termocentralin e Kiev-it

Ushtria ruse ka shkatërruar termocentralin e Kiev-it, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.

Kjo është një shenjë, vijoi ish-boksieri, se ushtria ruse po synon infrastrukturën kritike në kryeqytet.

Ky njoftim pason një raport tjetër nga Klitschko se pesë shpërthime u dëgjuan në tre deri në pesë minuta pranë një termocentrali në veri të Kiev-it.

“Shërbimet e urgjencës janë duke u zhvilluar. Ne po zbulojmë detajet”, tha Klitschko për pesë shpërthimet.

Advertisement

Ai shtoi se situata aktuale “pa ekzagjerim”, është kërcënuese për Kiev-in.

Kryebashkiaku i Kiev-it u bëri thirrje të gjithë qytetarëve se “nata do të jetë shumë e vështirë”.

Sipas Klitschko, urat janë marrë nën mbrojtje dhe kontroll të posaçëm në kryeqytet.

Mbi to janë në shërbim pajisje ushtarake dhe luftëtarë të Forcave të Armatosura.

Advertisement

Po ashtu po ngrihen postblloqe jo vetëm në hyrjet kryesore të qytetit. Por po vendosen edhe blloqe që bllokojnë qarkullimin pranë objekteve strategjike në kryeqytet, tha ai.

“Falënderoj banorët e qytetit për gatishmërinë e tyre për të dalë në mbrojtje të kryeqytetit dhe të vendit, së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura dhe forcat ligjzbatuese”, shtoi Klitschko.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy