Vëllezërit Klitschko dalin në vijën e parë të frontit, tregojnë sa rusë kanë vrarë deri më tani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vëllezërit Klitschko dalin në vijën e parë të frontit, tregojnë sa rusë kanë vrarë deri më tani

Vladimir dhe Vitali Klitschko janë drejtuar në vijën e parë të frontit në Kiev përpara një rrethimi rus dhe deklaruan se ishin “gati të vdisnin për Ukrainën”, derisa, duke folur për Sky News, kanë deklaruar se edhe kanë vrarë ushtarë rusë.

Gjatë ditës së diele, dy ish-boksierët vizituan një pikë kontrolli ushtarak në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Derisa dalja në front të parë e tyre dhe ushtrisë ukrainase, vjen pasi që forcat ruse thuhet se janë duke marshuar drejt Kievit me një autokolonë të gjatë, ku sipas mediave të huaja, ajo është mbi 60 kilometra.

Sulmet ajrore ruse janë afruar gjithnjë e më shumë me Kievin, duke detyruar mijëra qytetarë të largohen nga qytetet periferike të Irpin dhe Bucha.

Advertisement

Për ditën e hënë, forcat ruse thanë se do të bëjnë një armëpushim për 24 orë, por kjo gjë u mohua të ketë ndodhur.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se trupat ruse po injorojnë armëpushimin e ri dhe tha se luftimet e ashpra po vazhdojnë rreth qytetit të tij.

Ai tha se një koleg i tij, Yuri Prilipko, ishte vrarë në granatimet “ndërsa shpërndante bukë dhe ilaçe për njerëzit”.

50 vjeçari së bashku me vëllain e tij, kanë thënë se janë të gatshëm të vdesin në luftë për vendin e tyre.

Advertisement

“Jam shumë krenar që shoh se sa patriotë janë njerëzit,” tha ai për CNN.

“Ne nuk na intereson se sa e fortë është ushtria ruse, ne jemi gati të luftojmë. Dhe ne jemi gati të vdesim për atdheun tonë dhe për familjet tona, sepse është shtëpia jonë”, tha Klitschko.

“Është e ardhmja jonë dhe dikush dëshiron të vijë në shtëpinë tonë dhe të na vjedhë të ardhmen tonë.”

Kur u pyet se për sa kohë ai mendon se ushtria e tij e improvizuar mund të t’i bëjë ballë ushtrisë së Rusisë, ai në një farë mënyre pranoi se vdekja mund të jetë shumë afër.

Advertisement

“Unë nuk jam gati t’ju jap një përgjigje të qartë,” tha ai. “Kaq kohë, kaq gjatë – nëse jemi ende gjallë”.

Ndërsa sa i përket vrasjes së ushtarëve rusë nga dy ish-boksierët e famshëm nga Ukraina, ata thanë për “Sky News” se deri më tani kanë vrarë disa ushtarë rusë.

“Kemi vrarë disa, besoj natën e kaluar kemi vrarë gjashtë persona”.

“S’po na intereson fort sa e fuqishme është ushtria ruse, ne jemi gati të luftojmë”, deklaroi Vitali.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy