Palestinezët: Raketat izraelite na kanë vrarë deri tani 27 fëmijë dhe 11 gra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Palestinezët: Raketat izraelite na kanë vrarë deri tani 27 fëmijë dhe 11 gra

Bombardimet e Izraelit mbi Gazan gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar deri tani 103 viktima.

Ky të paktën është bilanci I pretenduar nga Hamas, organizata që po lufton “dhëmbë për dhëmbë” kundër Izraelit.

Ministri i Shëndetesisë së Hamas, bëri të ditur gjithashtu se nga 103 viktima të sulmeve dhe bombardimeve izraelite, kanë gjetur vdekjen 27 fëmijë dhe 11 gra.

Konflikti është përshkallëzuar ndjeshëm më lëshime raketash nga të dyja palët, madje këtë të enjte edhe pse ditë Bajrami, konflikti ka qënë tejet I ndezur dhe në mbrëmje drejt Izraelit janë lëshuar tre raketa edhe nga Libani.

Advertisement

Kryeministri izraelit Netanjahu tha se vendi I tij po përgatitet për offensive tokësore kundër Hamasit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy