Hakmerren palestinezët/ “Skuqin” qiellin izraelit me qindra raketa (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakmerren palestinezët/ “Skuqin” qiellin izraelit me qindra raketa (VIDEO)

Militantët palestinezë në Gaza kanë lëshuar mbi 100 raketa në drejtim të Izraelit, pas shkatërrimit të një pallati banimi. Media izraelite raportoi se një godinë në periferi të Tel Aviv-it në Holon është goditur.

 

Sipas mediave rajonale, të paktën 130 raketa janë lëshuar nga Gaza të martën në mbrëmje, me shënjestër Tel Aviv-in dhe qytete të tjera izraelite.

 

Advertisement

Palestinezët thanë se breshëria është një përgjigje ndaj shkatërrimit të kullës Hanadi, një kompleks banimi në Gaza, nga bombardimet izraelite më parë gjatë ditës.

 

“Nëse armiku këmbëngul dhe bombardon qendrat e banimit, Tel Aviv do të “njihet” me një sulm të ashpër raketash që tejkalon atë që ndodhi në Ashkelon”, tha zëdhënësi i Al-Qassam Abu Ubayda të martën.

 

Advertisement

Të gjitha fluturimet janë pezulluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tel Aviv-it dhe avionët po devijohen për në Qipro, tha Autoriteti i Aviacionit Civil.

 

Qeveria në Tel Aviv ka konfirmuar se dy njerëz u vranë në Ashkelon dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën në të gjithë Izraelin jugor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy