Dhjetëra të vrarë në dhunën midis Izraelit dhe Hamasit, mes tyre edhe fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra të vrarë në dhunën midis Izraelit dhe Hamasit, mes tyre edhe fëmijë

Izraeli dhe militantët palestinezë në Gaza shkëmbyen zjarr, duke përshkallëzuar edhe më shumë dhunën mes tyre.

Autoritetet shëndetësore në Gaza – rajon që kontrollohet nga grupi militant i Hamasit – thanë se 26 palestinezë, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë që nga mbrëmja e 10 majit.

Sipas tyre, mbi 120 njerëz u plagosën – shumica nga sulmet ajrore izraelite.

Ushtria e Izraelit tha se së paku 16 të vrarë ishin militantë.

Advertisement

Militantët e Gazës, ndërkohë, hodhën qindra raketa drejt Izraelit, duke vrarë dy civilë izraelitë dhe duke plagosur së paku 10 të tjerë.

Hamasi tha se po vepron për të mbrojtur xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit nga “agresioni” i Izraelit.

Ditëve të fundit, lokacioni ku ndodhet kjo xhami, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë, ka parë përleshje të rënda midis policisë izraelite dhe palestinezëve, të cilat kanë lënë qindra njerëz të plagosur.

Bregu Perëndimor po ashtu ka qenë skenë e dhunës./ REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy