Mbi 80 të vrarë në Mianmar, mes tyre edhe fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 80 të vrarë në Mianmar, mes tyre edhe fëmijë

Mbi 80 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, raportohet të jenë vrarë në Mianmar duke shënuar kështu një ditë tjetër të përgjakshme nga protestat kundër grushtit të shtetit.

Mijëra njerëz mbushën rrugët e qyteteve kryesore duke sfiduar kështu paralajmërimin e ushtrisë  se do të qëlloheshin me armë zjarri. Protestuesit po kërkojnë rikthimin e demokracisë, ndërkaq ushtria ka njoftuar se pas një viti do të mbahen zgjedhjet e reja.

Numri i vërtetë i vdekjeve nuk dihet me saktësi. Por sipas Shoqatës për Ndihmë të të Burgosurve Politikë prej se kanë nisur protestat kundër ushtrisë janë vrarë mbi 600 njerëz.

Megjithatë ushtria i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Advertisement

Mianmari është në kaos që prej 1 shkurtit, kur forcat ushtarake morën pushtetin dhe arrestuan lideren e zgjedhur, Aung San Suu Ky me pretendimin  e mashtrimeve në zgjedhjet e nëntorit të kaluar kur partia e nobelistes fitoi shumicën dërrmuese.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy