Në një megaoperacion te shtrire ne disa qytete, autoritetet Italiane vunë në pranga 160 anëtarë të klanit mafioz “NDRAGHETA”.

Rreth 750 agjentë të Antimafias, Antidrogës e të Financës morën pjesë në aksionin ku përfashiu qytete e zona të medha si Lombardinë, Ligurinë, Emilia Romagna Romën dhe Salernon.

Gjatë arrestimit eshte sekuestruar një ngarkesë e rrezikshme e mbetjeve radioaktive, e përbërë nga 16 tonë bakër të copëtuar, që vinte nga provinca e Bergamos, e bllokuar nga Policia Rrugore e Breshias në maj 2018.

Shefi i policisë në Messina deklaroi se operacioni i dha një goditje të madhe krimit të organizuar, dhe se aksioni pasoi disa muaj hetime të gjera, raporton Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të arrestuarit akuzohen për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve dhe krijimin e shoqatave që synojnë trafikimin e droges.