Goditet grupi kriminal në Korçë, arrestohen 7 trafikantë droge (Emrat)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditet grupi kriminal në Korçë, arrestohen 7 trafikantë droge (Emrat)

Goditet një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes të drogave të forta në qarkun e Korçës.

Operacioni i koduar “Piramida” ka çuar në pranga 7 persona në Korçë, të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike,  meson Vizion Plus. Mes të arrestuarve është edhe organizatori i grupit kriminal, Mario Tanellari, 37-vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Të arresturit janë të moshës 23 deri në 53 vjeç dhe identifikohen si Ahmetion Myslimi, Mariglen Arapi, Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri, Niko Janko dhe Mikail Mejdi.

Uniformat blu kanë sekuestruar 1 armë gjahu, sasi e dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë, sasi në lekë dhe euro.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy