Zbulohet grupi kriminal për shitjen e kokainës, arrestohen 5 persona nga Haraçinë dhe Negotina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në konferencë për shtyp tha se policët në bashkëpunim me Prokurorinë Publike kanë arrestuar pesë persona për drogë.

Sipas Angellovskit, këta persona kanë qenë pjesëtarë të grupit kriminal që janë marrë kokainë dhe kanë transportuar kokainën në Shkup dhe qytete tjera të vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është parashtruar kallëzim penal kundër H.A (49), F.A (22), F.A (24) të gjithë nga Haraçina, R.G (27) dhe P.S (29) nga Negoina, për drogë”, tha Angellovski.

Angellovski tha se i ati me inicialet H.A dhe dy djemtë e tij F.A (22) dhe F.A (24) për një periudhë të gjatë kanë shitur kokainë në disa qytete të Maqedonisë si në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Kavadar dhe Veles ndërsa çmimi ka qenë prej 3000 deri 5000 denarë.

Advertisement

“Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi materiale dhe janë dokumentar shitblerjet e mëhershme të kokainës. Me urdhër të të gjykatësit në procedurë paraprake, më 05.09.2020, janë ndërmarrë disa masa taktike operative dhe pesë personat janë privuar nga liria”, tha Angellovski./Telegrafi/

Zbulohet grupi kriminal për shitjen e kokainës, arrestohen 5 persona nga Haraçinë dhe Negotina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy