MPB Maqedoni me aksion: Arrestohen shtatë shpërndarës të lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme në suaza të aktiviteteve të intensifikuara dhe masave në luftën kundër trafikut të drogës, dje ka sekuestruar tetë armë, një laborator për drogë, heroinë dhe marihuanë dhe ka arrestuar shtatë persona.

Nëpunësit policor në bashkëpunim më SPB Kumanovë, Shtip, Veles dhe Kratovë dhe me urdhër nga gjykatat kompetente kanë kryer bastisje në shtëpitë e personave të arrestuar dhe në hapësirat e tjera në pronësi të të arrestuarve, nga ku janë gjetur armët, laboratori për drogë dhe materialet e tjera.

Nga MPB thonë se kundër të arrestuarve do të dorëzohen parashtresa adekuate deri në prokurorinë kompetente.

Advertisement

MPB Maqedoni me aksion: Arrestohen shtatë shpërndarës të lëndëve narkotike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy