Më shumë se 4 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar deri më tani përtej kufirit nga Ukraina në Moldavi. Por nuk është ende e qartë nëse ata synojnë të qëndrojnë atje apo të kalojnë në Rumani.

Një shpjegim për numrin e madh të grave dhe fëmijëve është se autoritetet ukrainase po pengojnë largimin e burrave të moshës ushtarake, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

“Ne presim shifra shumë më të mëdha”, tha Roland Schilling, përfaqësues rajonal i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, për BBC nga Kishinau.

“Jemi në dijeni të radhëve të mëdha që krijohen në pikat kufitare. Ne po përgatisim përgjigjen tonë humanitare së bashku me agjencitë e tjera të OKB-së”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OKB-ja ka paralajmëruar më herët se një pushtim i Ukrainës mund të shkaktojë një krizë të madhe refugjatësh.