Për herë të parë në Evropë, gratë zotërojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin e ri të Islandës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të së shtunës.

Nga 63 vendet që ka parlamenti, 33 u fituan nga gratë, ose 52 për qind, sipas parashikimeve të bazuara në rezultatet përfundimtare që dolën të dielën. Asnjë vend tjetër evropian nuk ka pasur më shumë se 50% ligjvënëse gra, me Suedinë që ka afro 47%, sipas të dhënave të përpiluara nga Banka Botërore.

Ndryshe nga disa vende të tjera, Islanda nuk ka kuota ligjore për përfaqësimin e grave në parlament, megjithëse disa parti kërkojnë që një numër minimal i kandidateve të jenë gra.

Islanda ishte vendi i parë që zgjodhi një grua në postin e presidentes në vitin 1980, dhe që nga viti 2018 ka një ligj për paga të barabarta gjinore. Në zgjedhjet e së shtunës, koalicioni në pushtet zgjeroi edhe më tej shumicën e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";