Gratë në Kabul protestojnë për të drejtat e tyre dhe përfshirje në qeveri, taliabanët përdorin gaz lotsjellës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gratë në Kabul protestojnë për të drejtat e tyre dhe përfshirje në qeveri, taliabanët përdorin gaz lotsjellës

Një grup me dhjetëra gra, kanë dalë e protestuar për të drejtat e tyre në Kabul, Afganistan. Zyrtarët talebanë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj piperi ndërsa ata përpiqeshin të ecnin nga një urë në pallatin presidencial. Por talebanët thonë se protesta doli jashtë kontrollit.

Sipas BBC, kjo është protesta e fundit nga disa protesta të grave në Kabul dhe Herat.

Gratë po bënin thirrje për të drejtën për të punuar dhe për t’u përfshirë në qeveri, ndërkohë që talebanët kanë thënë se gratë mund të përfshihen në qeveri, por jo të mbajnë poste ministrore.

Advertisement

Shumë gra kanë frikë nga një rikthim në mënyrën se si trajtoheshin kur talebanët ishin më parë në pushtet, midis 1996 dhe 2001. Gratë u detyruan të mbulonin fytyrat jashtë dhe dënimet e ashpra u vendosën për shkelje të vogla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy