Lazio ka zhvilluar një ndeshje spektakolare në “Olimpico” duke mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Interit dhe marrë hak ndaj dy “tradhtarëve”, Inzaghi dhe Correa.

Ndonëse e mbyllën pjesën e parë në avantazh, zikaltrit dolën pa pikë nga fusha e vështrisë e Lazio, që u duk si e rilindur në këtë takim.

Immobile, Anderson dhe Milenkoviç-Saviç zhvlerësuan golin e Perisiç nga miqtë dhe morën 3 pikë shumë të nevojshme për vendasit.

Interi, duhet thënë se e humbi qetësinë në pjesën e dytë, pas golit të avantazhit të vendasve. Zikaltrit pretendonin se Lazio duhet ta nxirrte topin jashtë, pasi një prej lojtarëve të tyre ishte i shtrirë në fushë, por në fakt ishte vetë Interi që e vazhdoi aksionin vetë fillimisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë moment pati dhe përplasje mes lojtarëve dhe arbitri shpërndau kartonë të verdhë pa toleruar askënd. Shkëndija pati dhe në fund të ndeshjes.

Pas kësaj humbje, Interi qëndron në vend të tretë, ndërsa Lazio ngjitet në të pestin.