Tare e pranon: Mund të ikja te Milani, por ja përse zgjodha Lazio-n

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tare e pranon: Mund të ikja te Milani, por ja përse zgjodha Lazio-n

Drejtori i Lazio-s, Igli Tare e pranoi se pati mundësinë të transferohej te Milani vitin e kaluar, e pavarësisht se e mendoi kalimin, në fund dashuria për klubin bardhekaltër mbizotëroi.

Tare vlerësohet prej drejtorëve sportivë më të mirë në Itali. Vjet kishte pasur raportime të shumta për ofertën e Milanit ndaj Tares, për pozitën e drejtorit sportiv. Ai është dashur të zëvendësojë Leonardon, që kaloi te PSG-ja.

“Kam pasur kontakt me Milanin vitin e kaluar, këtë e dinë të gjithë. Asnjëherë nuk kam mohuar se isha tifoz i Milanit si fëmijë, i dashuruar në ekipin e Marco van Bastenit, Ruud Gullitit, Franck Rijkaardit dhe trajnerit Arrigo Saçhi. Por kur erdhi momenti për të bërë zgjidhjen e kisha në konsideratë që Lazio është Lazio dhe se ky klub ka vend të madh në zemrën time. Mund të them se ndiej Lazion brenda, pasi raporti me klubin shkon përtej atij profesional”, ka thënë Tare për Sky Sport Italia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy